Muhamed Halili
Këto ditë disa nasijate politike të analistit Mentor Nazarko më bënë të kthehem në kohë të
shkuara, (ashtu si në poezitë e De Radës) gjegjësisht në fillim të pluralizmit politik në Evropën
Juglindore dhe Maqedoni.
Në vitin 1993 aktivistë të PD së së Sali Berishës, alias BUFI, e morrën guximin që të shëtisin
nëpër degët e Partisë për Prosperitet në Maqedoni, ti mbajnë ligjërata politike anëtarsisë së saj,
madje madje edhe të kërkojnë përgjegjësi politike dhe penale për udhëheqsit e kësaj lëvizjeje
shumë të fuqishme politike në Ballkan, që u reflektua në rastin burgosjes së Mithat Eminit,
sekretar i përgjithshsëm i partisë.
Liderët e kësaj partie politike si Bufi, Shaban Memija, Shaban Murati, Tritan Shehu , sekretar i
përgjithshëm i PD-së, koordinatori i grupit parlamentar Ali Spahija, Dilber Vrioni etj., e morrën
një të drejtë të pashkruar që ta masin dhe caktojnë nivelin e “ patriotizmit” të liderëve të PPD-
së, duke i ndarë në “atdhetarë” dhe “tradhëtar”, dhe atë pikërisht në vigjilje të zgjedhjeve
parlamentare të vitit 1994.
Për fat të keq të Shqipërisë dhe gjithë shqiptarëve në përgjithësi këtë rol përçarës ndër
shqiptarë e mori programi satelitor i RTSH-së, themeluar dhe paguar me paratë e shqiptarëve
të Kosovës dhe të Maqedonisë
Kjo udhëheqësi e PD-së e cila më shumë kujdesej për mbushjen e xhepit të tyre me lekë dhe
fare nuk çante kokën për barkun e unët të popullit të varfër në Shqipëri, më rëndë se në kohën
e Migjenit, me qëllim që ta tërhjek vëmendjen e popullit nga paaftësia e tyre politike për
nxjerrjen e popullit nga kriza ekonomike, psikike e mendore, imagjinoi një krizë të funksionimit
politik të PPD-së.
Dhe, me këtë Bufi dhe shokët e tij hartuan një plan idiotesk për rrëzimin e kryesisë së PPD-së,
dhe të vijnë deri te fondet e saja të destinuara për vetëmbrojtje në rast të një invazioni serb në
Maqedoni.
Kështu, me urdhërin e Bufit, burimet tona konfirmuan se Shaban Murati, më parë
kryeredaktor i “Zërit të popullit” gazetë kjo e dedikuar për ngrijtjen lart në popull të
personalitetit të diktatorit Enver Hoxha dhe diktaturës së proletarijatit i asistuar nga Frrok
Çupi famëkeq sulmuan në mënyrë idioteske liderët e PPD-së dhe kështu shkatruan tërësisht
lëvizjen e fuqishme popullore të quajtur PPD.
Në përgjigjen e tij këtij komenti fashist të ATSH, kryetari i atëhershëm i PPD-së Nevzat Halili
shkruante se ky lloj komenti (pas të cilit sigurisht qëndron Shqipëria zyrtare-shkroi ai), nuk ka
mundur të jetë më i keq as po ta kishin shkruar mjeshtërit e Beogradit dhe të ASHAS,
( Akademia e shkencave dhe arteve e Serbisë) të rrugës Francuska 7.
Duke lexuar këto ditë një opinion të Mentor Nazarkos,opinionist i shquar, u habita nga stili
shumë i njejtë i meditimeve të tija politike me stilin denigrues të shkrimit të komentit të ATSH
para 20 vitesh.
Nuk e dij nevojën dhe motivin e Nazarkos të gjykojë aktivitetet dhe platformat politike të
partive shqiptare të Maqedonisë dhe negativisht ti vlerësoj të arriturat duke konstatuar se “…
është krejtësisht e qartë që faktori politik shqiptar në Maqedoninë e Veriut ndodhet sot
përballë vështirësive të mëdha. Partitë shqiptare kanë shtuar animozitetin dhe janë përçarë
edhe më shumë mes tyre, gjë që ka sjellë dobësim të statusit dhe të korpusit të të drejtave të
shqiptarëve si komunitet, qoftë brenda institucioneve, brenda shoqërisë apo edhe në raport me
shtetin maqedonas”.
Për fat të mirë këtë mendim të Nazarkos nuk e ka ndarë viteve të fundit kryeministri shqiptar
Rama , i cili gjatë takimeve dhe vizitave me liderët shqiptarë dhe maqedonas posaçërisht me
Alinë dhe Zaevin, ka deklaruar disa herë se shqiptarët këtu në Maqedoni kanë bërë përparime
të dukshme dhe janë popull konstitutiv dhe shqipja është gjuhë zyrtare.
Nga ana e saj duke dënuar fjalorin fyes të disa simpatizantëve maqedonas ndaj shqiptarëve gjatë
ndeshjes së basketbollit në Kumanove, sjellje kjo ashpër e dënuar nga liderët e Maqedonisë Mickovski e
Davkova dhe liderët e VLENIT, kryeparlamentarja shqiptare Elisa Spiropali delaroi se “…bashkëjetesa
ndëretnike në Maqedoninë e Veriut është një vlerë e përbashkët në rrugën europiane, që duhet ruajtur
dhe kultivuar me përgjegjësi nga të gjithë faktorët në rajon, përmes veprimit, qëndrimeve dhe
shembullit.”
Pasi në deklarimet e tija Nazarko konstaton se “faktori shqiptar ka nevojë për një lexim të ri të
situatës dhe për një aksion të ri politik” duke na e përcjellë nasihatin e tij (jo mjaft të qëlluar!)
se “çdo zgjidhje që e shton fuqinë politike të faktorit shqiptar është plotësisht e justifikuar:
qoftë përmes krijimit të një koalicioni besimi, një komiteti konsultativ mes grupeve kryesore,
apo edhe përmes krijimit të një subjekti të përbashkët:”
Megjithate, Nazarko mund ta ketë dëshpëruar thellë Alinë sepse, si miku mikut, i sugjeron atë
që Bufi në vitet 90 –ta ia urdhëronte PPD-së:
“Shqiptarët nuk duhet të tërhiqen nga qeverisja, është tërësisht e gabuar kjo zgjidhje. Gjithmonë duhet
të jenë aty ku formulohen politikat dhe informacionet, ku ka përfaqësim.
Por megjithate kryeimami i Zajazit, ashtu siç veproi Vuçiqi me serbet e Kosovës, kërkon prej shqiptarëve
ti lëshojnë institucionet, të bëhet krizë qeveritare dhe DUI, hop në Qeveri deri me vitin e ri, siç
pretendon ai!!!
“Kryeimami” i Zajazit dhe Ura e Siratit
Kur e lexon me vëmendje prononcimin e Nazarkos për një subjekt të përbashkët, madje edhe ai
që fare nuk ka erë nga politika, mund të kuptoj se ky është një mesazh shumë i dëshiruar i
“kryeimamit të Zajazit” Mulla Alisë, komandantit të “Frontit evropian për korrupsion”-alias “
Frontit kombëtar (multinacional!)” që edhe njëherë të rikthehet sa më shpejt në pushtet dhe ta
mjeli këtë popull të mjerë shqiptar( dhe kosin ta tundi në mutinin e vet) ashtu siç veproi njëzet
vite me rradhe duke ia vënë popullit në dorë shkopin e lypsit i cili endet rrugëve me sahan në
dorë dhe dorë të shtrirë me lutjen drejtuar “kryeimamit të Zajazit, Mulla Alisë” me zë të
molisur : “Na jepni pak miell ta bëjmë një bukë për sot, zotëri!”. Si sot Palestinezët në Gazë!
Duke dashur të zhvillojë teori politike nga lëmia e marrëdhënieve ndërkombëtare dhe ndëretnike,
Nazarko në opinionin e tij bënë lëshime ordinare dhe dëshmon se nuk e njeh fare realitetin politik
multietnik në Maqedoni.
Këtu në Maqedoni ne e nënshkruam në vitin 2001 marrëveshtjen e mirëkuptimit dhe bashkëpunimit
mes shqiptarëve dhe maqedonasve që e garantoi komuniteti ndërkombëtar dhe që e pagëzuam
Marrëveshtja e Ohrit.
Edhepse, përkundër nënshkrimit të kësaj marrëveshtjeje situata nuk ka qenë një “lule për të marrur erë”
për shkak të implementimit të ngadalshëm të saj, Alija dhe shokët e tij dy decenie u kanë rënë daulleve
për kinse sukseset e mëdha në marrëdhëniet ndëretnike, në ekonomi, kulturë që na paska “sjellur”
koalicionimi i tij me Gruevskin dhe Zaevin .
Kur Mulla Alija, në Shkup, para hirësisë së tij Timit, shqiptarëve ua hoqi fenë (njësoj si në kohën e
Enverit) dhe ua pranoi vetëm kombin dhe e shpalli veten “Kryeimam i shqiptarëve (të Zajazit)” tregoi se
këtë e bënë se ai nuk mundet të jetojë pa funksione, pa tendera e miliona euro, sepse e humbi
funksionin e politikanit me humbjen e zgjedhjeve parlamentare kurse tash synon funksionin e
kryeimamit . Atë të kryepeshkopit pritet ta shpallë pas humbjes definitive ne zgjedhjet lokale.
Kjo nuk do të ishte tragjedi për të sepse ai si zavendës, me konsenzus, e ka caktuar Taravarin për kryetar,
ministrat dhe zavendësministrat e të cilit në kohën e qeverisjes me Deskoskën e Kovaçevskin jo vetëm
që nuk bënë asgjë, por edhe atë asgjënë e bënë mbrapsht: deshën të sjellin ligjit për shkrimin e etnisë në
librat amë dhe dështuan, deshën të sjellin ligj për gjuhët por ia gabuan rrugën ligjit dhe e dërguan në
Venedik për aprovim, pastaj ia mundësuan Gjykatës kushtetuese të hap procedurë për anulim të
pjesëve të ligjit dhe këtë ia mveshën Vlenit si dështim.
Pasojat e kësaj pune dihen: kur Mulla Alija nuk është në qeveri automatikisht shqiptarët ” i humbin” të
gjitha të drejtat e tyre kombëtare e religjioze.Mulla Alija në fjalimet e tija të zjarrta “kombëtare” na
mëson se shqiptarët duhet të jenë anëtarë të “Frontit evropian, “kombëtarë” por duhet plotësuar disa
kushte prej të cilave më kryesorja na qenka kalimi i Urës së Siratit. Lejen për këtë besimtarëve ua lëshon
Alija i cili qëndron në fillimin e Urës së Siratit , i shikon njerëzit në sy, i pyet shërbimet sekrete shtetërore
mos kanë bërë ndonjë gjynah këta njerëz pastaj funksionarëve të tij krejt të korruptuar, u ndihmon ta
kalojnë atë urë që “është e hollë sa një qime flokë dhe e mprehtë si tehu i thikës”.
Kështu ai, funksionin politik të vetëquajtur “lider i shqiptarëve” e zavendësoi me udhëheqje religjioze
islame dhe e shpalli veten “kryeimam” e ua bëri me pa të drejtë 100 mijë shqiptarëve orthodoks të
Branko Manojlloskit, si thoshte ai, sepse harroi ta shpall veten edhe “kryeipeshk shqiptar i Rekës së
Epërme. Ose ndryshe pagëzuar Zotëri, zotëri. Kryepeshkopii!