Shqiptarët e Kosovës dynden drejt bregdetit shqiptar për të kaluar fundjavën! Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit
Shqiptarë të Kosovës kanë zgjedhur përsëri fundjavën për të shkuar në bregdet.
Në Pikën e kalimit kufitar të Morinës ka fluks por jo radhë pasi kalohet pa kontroll për shkak të marrëveshjes ndërqeveritare për sezonin turistik për kalimin pa kontroll, por radhë është krijuar edhe këtë fundjavë në pagesën te Trau i Kalimashit duke krijuar radhë kilometrike siç edhe shihet nga pamjet të marra mëngjesin e sotëm.
Sipas të dhënave nga PKK Morinit, në 24 orët e fundit kanë kaluar më shumë se 20 mijë shtetas, ndërsa vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë kaluar më shumë se 4 mijë shtetas.
Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.