Shpërthen në LD – Likovë, Mustafë Veseli mund të braktisë VLEN-in dhe Izet Mexhitin?

Pas publikimit të kandidatëve për kryetar komune nga VLEN, portali TS mëson se në Likovë ka shpërthyer pakënaqësi e madhe brenda strukturave të VLEN-it gjegjësisht në LD.

Sipas informacioneve të TS, Mustafë Veseli ka ardhur nga Zvicra duke besuar në një ndryshim të madh që mund të sillte VLEN dhe LD-ja dhe ka shprehur gatishmëri të kandidojë për komunën e Likovës. Por Mexhiti ia ka lëshuar kandidaturën Arben Fetahut, edhe pse ky i fundit nuk ka parti politike, por ka fituar më shumë komuna.

Kjo ndarje ka krijuar tensione të mëdha në mbledhjen e sotme të LD-së, ku, sipas burimeve të TS, Mustafë Veseli mund të braktisë edhe VLEN-in edhe LD-në.

Portali TS mëson gjithashtu se Alternativa e Zeqirja Ibrahimit është pranë shpërthimit, pasi ndjehen të anashkaluar në ndarjen e kominabe, përballë Arben Fetahut dhe partive tjera.

Alternativa e ka vetëm komunën e Dibrës, dhe atë tashmë thuajse të humbur, ndërsa sipas analizave, fajtor për këtë situatë është marrëveshja mes Mexhitit dhe Kasamit.

I vetmi lider i VLEN që ka përfituar nga ndarja e komunave është Bilall Kasami, duke garuar në tri komuna ku ka gjasa të vogla për fitore, ndërsa Mexhiti në vetëm dy. Alternativa, sipas parashikimeve, mund të zhduket si parti politike pas zgjedhjeve.

Që nga nesër priten zhvillime të reja brenda VLEN-it, ku, sipas burimeve të TS, pakënaqësitë do të shpërthejnë në të gjitha komunat.