Shkëndija e Tetovës sot zhvillon ndeshjen e kthimit të fazës së plej-ofit në Ligën e Europës kundër Ludogoretsit të Bullgarisë. Skuadra kuqezi nga Tetova në këtë takim hyn me epërsinë 2:1 nga ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar në Shkup dhe është vetëm një hap larg fazës së grupeve të këtij kompeticioni prestigjioz. Ekipi i drejtuar nga Jeton Beqiri tashmë e ka të siguruar pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Konferencës, por sot ka shansin e artë për të bërë historinë dhe për të siguruar një vend në grupet e Ligës së Europës. Me përparësinë në rezultat, Shkëndija pritet të hyjë në këtë sfidë me qetësi dhe më pak presion, por e vetëdijshme për rëndësinë e madhe të këtij dueli. Nga tabori kuqezi janë shprehur se nuk kanë çfarë të humbin dhe do të luajnë për të dhënë maksimumin për një rezultat sa më pozitiv. Sonte nuk mund të luaj vetëm përforcimi i ri Atdhe Mazari, pasi nuk ka drejt loje. Ndeshja ndërmjet Ludogoretsit dhe Shkëndijës do të luhet sonte nga ora 19:30.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Latas lirohet nga ndjekja penale, bie aktakuza për rastin “Total”
- Kur preket gazetari, sulmohet vetë liria
- LSDM: Për shkak të VMRO-së, vendi humb miliarda euro
- Gruaja e mashtroi, burri e vrau – Çifti i dyshuar për vrasjen e para dy viteve
- Janë privuar nga liria dy bashkëshortë nga Shkupi, është zbardhur vrasja e mjekut në Autokomandë
- Nikolloski: Rruga Tetovë–Prizren po ecën sipas planit, faza e financimit është e radhës
- Festivali “Mbrëmjet Folklorike të Çarshisë” bashkoi kulturat në zemër të Shkupit
- Ali Ahmeti: Ideologjitë e urrejtjes gjithmonë përfundojnë në bankën e historisë
- Bekim Sali: Maqedonia e Veriut mbetet përkrahëse e palëkundur e Ukrainës dhe e rrugëtimit të saj evropian
- Evropa nuk kërkon përsosmëri nga ne. Kërkon seriozitet, reforma dhe respekt për vlerat demokratike