Shkëndija e Tetovës sot zhvillon ndeshjen e kthimit të fazës së plej-ofit në Ligën e Europës kundër Ludogoretsit të Bullgarisë. Skuadra kuqezi nga Tetova në këtë takim hyn me epërsinë 2:1 nga ndeshja e parë e zhvilluar javën e kaluar në Shkup dhe është vetëm një hap larg fazës së grupeve të këtij kompeticioni prestigjioz. Ekipi i drejtuar nga Jeton Beqiri tashmë e ka të siguruar pjesëmarrjen në grupet e Ligës së Konferencës, por sot ka shansin e artë për të bërë historinë dhe për të siguruar një vend në grupet e Ligës së Europës. Me përparësinë në rezultat, Shkëndija pritet të hyjë në këtë sfidë me qetësi dhe më pak presion, por e vetëdijshme për rëndësinë e madhe të këtij dueli. Nga tabori kuqezi janë shprehur se nuk kanë çfarë të humbin dhe do të luajnë për të dhënë maksimumin për një rezultat sa më pozitiv. Sonte nuk mund të luaj vetëm përforcimi i ri Atdhe Mazari, pasi nuk ka drejt loje. Ndeshja ndërmjet Ludogoretsit dhe Shkëndijës do të luhet sonte nga ora 19:30.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- VMRO: Ristoska fliste për dobësitë e sistemit gjyqësor, pjesë e së cilës ishte edhe vetë ajo
- Nafie Selmani: Të hënën të jemi bashkë me studentët
- Përdorimi i inteligjencës artificiale në një mjedis juridik
- Nafie Selmani: Takimi me përfaqësues të Ambasadës së Francës në Shkup, një hap i rëndësishëm për dialogun qytetar
- Kryetari i komunës së Gostivarit, Valbon Limani: Autizmi është një realitet me të cilin duhet të bashkëjetojmë
- Konkurs për pranimin e 300 ushtarëve profesionistë në Armatë
- Në 99% të territorit të Maqedonisë nuk ka rritje të çmimit të bukës
- Shoferët duhet të jenë të kujdesshëm, veçanërisht në rrugët malore thonë nga LAMM
- FMN: Rritja ekonomike në Maqedoni do të ngadalësohet, inflacioni do të rritet për shkak të luftës në Lindjen e Mesme
- Alarm për vogëlushen e veshur kuqezi, heshtje për manipulimet: RTVM dhe Agjencia e Mediave me dy palë standarde!