Shkëndija e pafat, humbje minimale nga Qarabag

KF Shkëndija pëson humbje minimale në ndeshjen e parë të raundit të tretë kualifikues në Conference League kundër skuadrës Qarabag.

Shkëndija nuk arriti të shfrytëzojë përparësinë e fushës vendase. Ndeshja përfundoi me rezultat 0-1 në të mirë të Qarabag.

Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 18-të nga Bayramov, i cili ishte i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, pas një ndërhyrjeje që gjyqtari e vlerësoi si të palejuar brenda zonës.

Pavarësisht disa rasteve në pjesën e dytë, Shkëndija nuk arriti të barazojë rezultatin, ndërsa Qarabag kontrolloi ritmin dhe e mbrojti avantazhin deri në fund.

Ndeshja e kthimit do të luhet pas një jave në Azerbajxhan, ku Shkëndija do të ketë përballë një sfidë të vështirë për të kaluar më tej.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo