Shkaktoi aksidentin me 1 viktimë dhe 5 të plagosur në Fier, arrestohet 56-vjeçari

Policia e Fierit ka arrestuar shoferin 56-vjeçar që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekjen e një personi dhe plagosjen e 5 të tjerëve një ditë më parë në Fier.

Përmes një njoftimi policia bëri me dije se lidhur me aksidentin e ndodhur një ditë më parë te rrethrrotullimi i fshatit Levan u vu në pranga shtetasi Ilir Pujo, 56 vjeç, banues në Tiranë, pasi me automjetin që drejtonte, ka përplasur automjetin që drejtonte shtetasi K. B., 51 vjeç, banues në Peqin, i cili si pasojë humbi jetën.

Gjithashtu, nga aksidenti u dëmtuan shtetasi Ilir Pujo dhe 4 pasagjerë në 2 automjetet, ku 2 prej të cilëve pasi morën mjekim në spital, u larguan në banesë.