“Shitja e qendrës së vjetër” / Neziri: Bilall Kasami paska ardhur me mision të zhdukë historinë e Tetovës
Kryetari i komunës së Tetovës ka ndryshuar planin detal të qendër së vjetër në Tetovë apo ndryshe siç njihet LOVEC ose kompleksi Saranda. Siç po qarkullon në media pas ndryshimit të PDU-së, në atë kompleks do të ndërtohen dy kulla të larta duke shkatërruar edhe historinë e vjetër të qytetit.
Ne lidhje me këtë skandal të vazhdueshëm të Kasamit, ka reaguar edhe intelektualja, Arbëresha Neziri duke thënë se Bilall Kasami ka një mision vetëm atë për të zhdukur historinë e Tetovës duke shitur çdo gjë.
“Paska ardhur me mision të zhdukë historinë e qytetit, duke shitur simbolet e Tetovës” ka shkruar Neziri
Nga ana tjetër, vlen të thekësohet se Kasami ka shitur tokën tek Monopolli për 70 denarë m2, ka shitur NPK-në, kompanisë austriake Saubemarcher, ka shitur ndriçimin publik, sot kompleksin e vjetër e nesër përflitet se do të shes edhe ujin e pijshëm.
Ndryshe zgjedhjet lokale do të mbahen në tetor të këtij viti, nga Alenaca Kombëtare për Integrim thonë se këto nuk zgjadhje por referendum./TS/