Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit të Evropës, Alain Berset, tha se ishte i shqetësuar pas natës së dytë të protestave të dhunshme në Serbi.
“Bëj thirrje për qetësi dhe respekt për të drejtën e tubimit paqësor. Autoritetet serbe duhet të respektojnë standardet e Këshillit të Evropës. Sundimi i ligjit dhe respektimi i të drejtave të njeriut duhet të mbizotërojnë”, shkroi Berse në rrjetin social X.
Protesta antiqeveritare kanë filluar në qytetet serbe që nga e marta, me mbështetës të Partisë Progresive Serbe në pushtet që mblidhen gjithashtu paralelisht.
Gjatë këtyre tubimeve, të cilat u thirrën nga studentë dhe qytetarë që i mbështetën, shpërthyen disa incidente.
Concerned by the second night of violent protests in Serbia, with dozens injured. I call for calm and respect of the right to peaceful assembly. Serbian authorities must uphold Council of Europe standards. The rule of law and respect for human rights must prevail.@MFASerbia
— Alain Berset (@alain_berset) August 15, 2025