Masa vjen përveç sanksioneve të shpallura në fillim të qershorit që synojnë katër gjyqtarë të tjerë të GJND-së, ndërsa në shkurt, SHBA-të sanksionuan prokurorin e GJND-së, Karim Khan.
“Sot po njoftoj sanksione kundër Kimberly Prost të Kanadasë, Nicolas Guillou të Francës, Najat Shamim Khan të Fixhit dhe Mama Mandiaya Niang të Senegalit” për “pjesëmarrje të drejtpërdrejtë në përpjekjet e GJND-së për të hetuar, arrestuar, ndaluar ose ndjekur penalisht qytetarët e Shteteve të Bashkuara ose Izraelit, pa pëlqimin e asnjërit vend”, tha Sekretari i Shtetit i SHBA-së, Marco Rubio.
Sipas tij, Shtetet e Bashkuara e kanë shprehur qartë dhe me vendosmëri kundërshtimin e tyre ndaj politizimit të GJPN-së.
Rubio shtoi se Gjykata Penale Ndërkombëtare me seli në Hagë përbën “një kërcënim për sigurinë kombëtare dhe po përdoret si instrument i luftës ligjore kundër Shteteve të Bashkuara dhe aleatit të saj të ngushtë, Izraelit”.