Sulmuesi i Manchester United, Jadon Sancho, raportohet se është i gatshëm të bëjë një sakrificë të madhe për të kompletuar largimin nga ‘Old Trafford’ këtë verë.
25-vjeçari e kaloi sezonin 2024/2025 në huazim te Chelsea, ku ndihmoi klubin londinez të sigurojë vendin e katërt në Ligën Premier dhe të fitojë Ligën e Konferencës, duke shënuar edhe në finalen ndaj Real Betis.
Megjithatë, Chelsea vendosi të mos e bëjë huazimin të përhershëm dhe madje pagoi një gjobë prej 5 milionë eurosh për ta kthyer Sanchon te Manchester United.
Me fillimin e sezonit 2025/2026 që po afron, e ardhmja e Sanchos mbetet ende e paqartë, pavarësisht interesimit nga disa klube.
Ruben Amorim merr vendimin brutal për t’i detyruar katër lojtarë të largohen nga Man Utd
Lexo po ashtu
Ruben Amorim merr vendimin brutal për t’i detyruar katër lojtarë të largohen nga Man Utd
Më 31 korrik, tabloidi Mirror raportoi se trajneri Ruben Amorim e kishte detyruar Sanchon të stërvitej i vetëm, ndërkohë që pjesa tjetër e skuadrës mori pjesë në turneun ‘Premier League Summer Series’ në SHBA.
Pra, me ditët e tij te United që duken të numëruara, ku do të luajë Sancho sezonin e ardhshëm?
Sipas gazetës gjermane BILD, Sancho tashmë i ka dhënë sinjal Borussia Dortmundit se do të ishte i gatshëm të rikthehej, por një gjë e tillë mund të kërkojë një sakrificë të madhe financiare.
Raporti thotë se, për ta bërë transferimin të realizueshëm, anglezi mund të detyrohet të përgjysmojë pagën e tij aktuale prej 16 milionë eurosh në vit.
Sigurisht, Dortmundi është një klub i njohur për Sanch-n, pasi ai ka zhvilluar dy periudha te verdhezinjtë, duke përfshirë edhe atë në vitin 2024 kur ndihmoi klubin të arrinte finalen e Ligës së Kampionëve.