Rrahje mes pesë personave në Gjakovë, plagoset njëri prej tyre

Pesë persona (tre prej tyre me nënshtetësi gjermane), janë arrestuar pasi janë përleshur fizikisht mes vete.

Ngjarja ka ndodhur pasditen e së hënës në Gjakovë.

Në këtë ngjarje është përdorur edhe arma e zjarrit, ku si pasojë njëri prej tyre është plagosur.

Viktima është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Gjakovës.

Arma e zjarrit e përdorur në rast me një karikator me katër fishekë dhe një gëzhojë janë konfiskuar, transmeton Klankosova.tv.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit një i dyshuar dërgohet në mbajtje, ndërsa të tjerët lirohen.

Rasti po hetohet si “vrasje në tentativë” dhe “pjesëmarrje në rrahje”.