Rashford flet për situatën e tij tek Barcelona

Marcus Rashford iu bashkua Barcelonës nga Manchester United javën e kaluar, por deri më tani nuk është regjistruar në La Liga, që do të thotë se aktualisht nuk është i kualifikuar për t’u përballur me Mallorcan në javën e parë të kampionatit.

Shitjet janë të nevojshme përpara se katalanasit të mbledhin fondet e nevojshme për të regjistruar Rashfordi si edhe lojtarin e ri Joan Garcia.

Megjithatë, sulmuesi anglez është i bindur se do të jetë në gjendje të luajë kundër Mallorcës brenda dy javësh, siç u shpreh për mediat të dielën.

“Jo, mendoj se është diçka që klubi duhet ta zgjidhë dhe jam i bindur se do të ndodhë. Unë jam i përqendruar te stërvitja dhe përgatitja për fillimin e sezonit”.

Rashford theksoi gjithashtu se është i gatshëm të luajë në role të ndryshme këtë sezon, ndërsa synimi i tij është të ndihmojë Barcelonën të fitojë Ligën e Kampionëve.

“Mund të luaj në pozicione të ndryshme, të shënoj nga zona të ndryshme të fushës. Shpresojmë të bëjmë një hap më shumë se vitin e kaluar dhe të provojmë ta fitojmë Ligën e Kampionëve”.

“Çdo lojtar dëshiron ta fitojë atë. Viti i kaluar ishte fantastik, por tani duhet ta përmirësojmë duke e fituar trofeun”.

“Ka shumë lojtarë të shkëlqyer këtu, por këtë e dija para se të vija. Cilësia dhe intensiteti janë të larta, dhe këtë duhet ta ruajmë gjatë gjithë sezonit”, përfundoi ai.

Mungesa e Rashford kundër Mallorcas nuk do të ishte fatale për Barcelonën, pasi regjistrimi i Garcias konsiderohet më urgjent.