Qytetarët të ashpër me Specialen: Është raciste – çlirimtarët po mbahen në Hagë me dirigjime nga Serbia
Qytetarë të shumtë janë mbledhur në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, në protestën gjithëpopullore të thirrur nga organizatat e dala nga lufta, në mbrojtje të vlerave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Qytetarët e konsiderojnë Gjykatën Speciale si raciste, derisa mbanin në duar flamuj kombëtarë dhe pankarta të ndryshme në përkrahje të ish krerëve të UÇK-së që po gjykohen në Hagë.
Isat Gashi, i cili kishte ardhur nga Klina për të protestuar, tha se ish presidenti Hashim Thaçi dhe të tjerët po mbahen padrejtësisht në paraburgim dhe me dirigjime nga Serbia.
“Jemi mbledhur sot për çlirimin e çlirimtarëve tanë që mbahen padrejtësisht në Hagë…Mendojmë se do të ketë rezultat për lirimin e djemve tanë, heronj të gjallë…Gjykata Speciale është raciste dhe po mban padrejtë në Hagë çlirimtarët me dirigjimet e Serbisë”, tha ai, raporton KP.
Prezentë në protestë janë edhe përfaqësues politik të partive politike të ndryshme.