QMK njofton se tre zjarre janë regjistruar në hapësirë të hapur, njëri është ende aktiv

Në territorin e vendit deri në orën 12 janë regjistruar gjithsej tre zjarre në hapësirën e hapur. Aktualisht aktiv është një zjarr, ndërsa dy të tjera janë shuar plotësisht, informuan këtë pasdite nga Qenda për menaxhim me krizat.

Zjarri aktiv është në “Jesen” komuna e Makedonski Brod, ku po digjet pylli i përzier.

Njëri zjarr i shuar ishte në territorin e komunës së Manastirit, në zonën e fshatit Srpc, ku është djegur vegjetacion i ulët. Një zjarr tjetër ka shpërthyer në deponin e fshatit Bansko, komuna e Strumicës