Qendra për Menaxhim me Kriza ka informuar se një zjarr është aktiv, katër janë vënë nën kontroll, ndërsa tre janë shuar plotësisht nga tetë zjarret e regjistruara deri në orën 12:00.
Aktiv është zjarri në komunën Kratovë në fshatin Sokolicë, mahalla Ambarcë ku digjet vegjetacion i ulët. Zjarret që janë vënë nën kontroll janë në Makedonski Brod në rezervatin Jasen, në Gjevgjeli në malin Kozhuf, në komunën Zhelinë në fshatin Merovë dhe në Gazi Babë te varrezat në Stajkovc.
“Janë shuar zjarret në Vinicë në vendin e quajtur Panek, në Radovish në fshatin Dedino dhe në Manastir në rrugën Dimitar Todorovski”, theksohet në kumtesën e QMK-së.
Drejtori i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim, Stojançe Angellov informoi se dy er traktora për momentin po e shuajnë zjarrin në Jasen në mënyrë parandaluese që të mbetet nën kontroll të plotë.