QMK: Katër zjarre aktive, tre nën kontroll

Sot deri në orën 18:30 në territorin e vendit janë regjistruar gjithsej 18 zjarre në hapësirë të hapur. Nga këto, katër janë aktive, tre janë vënë nën kontroll, ndërsa njëmbëdhjetë janë shuar plotësisht.

Siç informoi Qendra për menaxhim me kriza (QMK), aktive janë zjarret në zonën me destinim të shumëfishtë “Jasen”, në komunën e Brodit, ku digjet pyll i perzier, si dhe në Oktishka Krasta në komunën e Strugës, në fshtin Opajë në komunën e Likovës dhe në fshatin Virçë në komunën e Dellçevës, ku digje vegjetecion i ulët.

Nën kontroll janë zjarret në fshatin Radushë drejt fshatit Dvorcë në komunën Saraj dhe në komunën e Haraçinës, ku digjet vegjeteacion i ulët, ndërsa në fshatin Mallo Ilino në komunën e Demir Hisarit digjet pyll me lisa.