Në mbledhje, siç ka njoftuar shërbimi për shtyp i qeverisë, do të marrë fjalën kryeministri Hristijan Mickoski.
Me Marrëveshjen Kornizë të Ohrit iu dha fund konfliktit disa mujor në vend në vitin 2001. Marrëveshja u nënshkrua më 13 gusht 2001 në rezidencën presidenciale në Vodno të Shkupit nga presidenti i atëhershëm i shtetit, Boris Trajkovski, kryeministri i atëhershëm dhe lideri i VMRO-DPMNE-së, Ljubço Georgievski, si dhe liderët e atëhershëm të LSDM-së, Branko Cërvenkovski, të PPD-së, Imer Imeri, dhe të PDSH-së, Arben Xhaferi. Nënshkrime në marrëveshje vendosën edhe përfaqësuesit specialë të BE-së dhe SHBA-ve, François Léotard dhe James Pardew.