LDK dorëzon në Prokurorinë Speciale vendimin e Gjykatës Supreme për çështjen e arkave fiskale
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës pritet të dorëzojë sot aktakuzën që lidhet me dëbimin e popullsisë civile nga territori i Kosovës gjatë luftës së fundit.
Në lidhje me këtë zhvillim, Prokuroria Speciale ka paralajmëruar një konferencë për media ku do të bëhen publike detaje mbi aktakuzën. Konferenca do të mbahet sot në orën 11:00, në Sallën e Konferencave të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, në Prishtinë.
“Ju ftojmë të merrni pjesë në një konferencë për media, e cila do të mbahet me qëllim njoftimin publik mbi dorëzimin e aktakuzës për dëbimin e popullsisë civile nga territori i Republikës së Kosovës, gjatë periudhës së luftës së fundit”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
Ky zhvillim pritet të sjellë reagime të shumta, pasi bëhet fjalë për një nga akuzat më të ndjeshme të lidhura me krimet e luftës në Kosovë.