Presidentja e vendit Gordana Siljanovska-Davkova ka thirrur seancën e dytë të Këshillit të Sigurisë për sot në mesditë.
Marketing
Anëtarët e Këshillit të Sigurisë sipas detyrës zyrtare janë: Afrim Gashi, Kryetar i Parlamentit; Hristijan Mickoski, Kryeministër; Pance Toshkovski, Ministër i Punëve të Brendshme; Vlado Misajlovski, Ministër i Mbrojtjes; Timcho Mucunski, Ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, dhe tre anëtarët e emëruar nga Presidenti: Xhevdet Hajredini, Malinka Ristevska-Jordanova dhe Vlado Spiridonov.
Në seancën e dytë të Këshillit të Sigurisë, me ftesë të Presidentes Siljanovska-Davkova, do të marrin pjesë edhe Drejtori i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare, Bojan Hristovski; Drejtoresha e Agjencisë së Inteligjencës, Gabriela Jakovleva, dhe Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angelov.