Politika për mbështetjen e mjekësisë tibetiane

Rajoni Xizang-ut ka hartuar dhe zbatuar një sërë politikash për promovimin e mjekësisë tibetiane dhe nxitjen e risive, duke rritur investimet në përdorimin, mësimin, kërkimin dhe zhvillimin industrial të mjekësisë tibetiane. Vjet kishte 51 institucione publike të mjekësisë tibetiane, nga 28 në vitin 2012. Këto institucione punësojnë 5 287 profesionistë dhe kanë 3 260 shtretër spitalorë, nga përkatësisht 2 232 dhe 1 364 më parë.

Të gjitha qendrat shëndetësore të lagjeve, 94.4 % e qendrave shëndetësore të qytezave dhe 50.04 % e klinikave të fshatrave mund të ofrojnë shërbime të mjekësisë tibetiane, nga përkatësisht 50 %, 71 % e 15 % në vitin 2012

Përveç shtimit të mbështetjes me politika dhe vëmendjes akademike për mjekësinë tibetiane, qasja e barabartë në shërbimet bazë të shëndetit publik po përparon gjithashtu në të gjithë rajonin.

Subvencioni për shërbimet bazë të shëndetit publik për frymë u rrit nga 25 juanë më 2012 në 115 juanë në vitin e kaluar, me 80 % financim nga buxheti qendror, për t’u ofruar banorëve të qytetit dhe fshatit në rajon shërbime shëndetësore bazë falas.

Në të njëjtën kohë, ekipet e ekspertëve mjekësorë nga krahina të tjera të vendit kanë ndihmuar në rritjen e kapacitetit të shërbimit mjekësor në Xizang. Që nga viti 2015, 203 spitale nga 17 provinca dhe qytete të varura drejtpërdrejt nga qeveria qendrore përzgjodhën dhe dërguan më shumë se 2 000 ekspertë për të punuar në ekipet e sistemit shëndetësor të Xizang-ut në nivele të ndryshme, duke ndihmuar në përmirësimin e aftësive të diagnostikimit dhe trajtimit në rajon. Përveç kësaj, ky program ndihmoi në trajnimin e 5 536 profesionistëve vendorë të kujdesit shëndetësor. Tani, të gjitha institucionet publike mjekësore në nivel qyteti e lart mund të ofrojnë shërbime të telemjekësisë.