NJOFTIM DORËHEQJEJE – PËR ATA QË DUHET TA DEGJOJNË
Këtë dorëheqje po e bëj publike, që banorët e fshatit ta dinë të vërtetën dhe arsyen e largimit tim – jo atë që mund të flitet nga të tjerët.
Pas 10 viteve kontribut dhe punë të palodhshme për Lubetenin, së bashku me shokët e mi me të cilët kemi kontribuar për të mirën e fshatit, më 12.08.2025 vendosëm të japim dorëheqje. Edhe ata ndajnë të njëjtin mendim me mua – se ky është hapi i duhur. Unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të nëndegës së Alternativës në Lubeten dhe kam ndërprerë çdo lidhje me Alternativën dhe koalicionin VLEN.
Ky vendim nuk erdhi nga dëshira, por nga zhgënjimi i thellë.
Ata që sot mbajnë postet dhe privilegjet harruan shpejt sakrificën e aktivistëve. Kërkesa jonë ishte që ambulanca në Lubeten të hapet para zgjedhjeve lokale, por kjo nuk u realizua, Degës Butel i mungon funksionimi i drejtë, meritokracia nuk ekziston dhe punësimet e premtuara u kthyen në shpërndarje për njerëz të zgjedhur, jo për ata që e meritojnë.
Nuk kam ndërmend të jem fasadë për interesat e ngushta të disa individëve që shohin vetëm karrigen e tyre.
Faleminderit bashkëfshatarëve që kanë qenë krah meje – zëri im për Lubetenin nuk do të shuhet, pavarësisht partive apo koalicioneve.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Shtyhet votimi për Ligjin e përfaqësimit të drejtë dhe adekuat në RMV
- Shaip Kamberi dorëzon kërkesë për shkarkimin e ministres Snezhana Paunoviq
- Deklarata e ministres serbe, reagon eurodeputeti çek. Kërkon përjashtimin e Serbisë nga negociatat me BE-në
- Deputetja e guximshme britanike godet ashpër ministren serbe: Deklaratë e turpshme!
- Maqedonia humbi 4,2 milionë euro nga BE-ja! Partitë ja hedhin fajin njëra tjetrës
- Deklarata e ministres serbe, Rama: Reaguam përmes ministrit. S’do bëhemi kor histerik sa herë flet një “çyryk” në Beograd
- Mbi 250 vullnetarë në shuarjen e zjarreve
- A e përfaqëson ky Odërin?
- ISHP kërkon që mbrojtja e punëtorëve nga temperaturat e larta të bëhet ligjërisht e detyrueshme
- Mbi 50 deputetë opozitarë në Serbi kërkojnë shkarkimin e ministres Paunoviç pas deklaratës për Kosovën