NJOFTIM DORËHEQJEJE – PËR ATA QË DUHET TA DEGJOJNË
Këtë dorëheqje po e bëj publike, që banorët e fshatit ta dinë të vërtetën dhe arsyen e largimit tim – jo atë që mund të flitet nga të tjerët.
Pas 10 viteve kontribut dhe punë të palodhshme për Lubetenin, së bashku me shokët e mi me të cilët kemi kontribuar për të mirën e fshatit, më 12.08.2025 vendosëm të japim dorëheqje. Edhe ata ndajnë të njëjtin mendim me mua – se ky është hapi i duhur. Unë kam dhënë dorëheqje nga pozita e kryetarit të nëndegës së Alternativës në Lubeten dhe kam ndërprerë çdo lidhje me Alternativën dhe koalicionin VLEN.
Ky vendim nuk erdhi nga dëshira, por nga zhgënjimi i thellë.
Ata që sot mbajnë postet dhe privilegjet harruan shpejt sakrificën e aktivistëve. Kërkesa jonë ishte që ambulanca në Lubeten të hapet para zgjedhjeve lokale, por kjo nuk u realizua, Degës Butel i mungon funksionimi i drejtë, meritokracia nuk ekziston dhe punësimet e premtuara u kthyen në shpërndarje për njerëz të zgjedhur, jo për ata që e meritojnë.
Nuk kam ndërmend të jem fasadë për interesat e ngushta të disa individëve që shohin vetëm karrigen e tyre.
Faleminderit bashkëfshatarëve që kanë qenë krah meje – zëri im për Lubetenin nuk do të shuhet, pavarësisht partive apo koalicioneve.
Sign in
Sign in
Recover your password.
A password will be e-mailed to you.
Trending
- Aksion policor në Shkup, pesë persona të arrestuar për drogë
- Rruga Tetovë – Prizren/ Kryetari i Prizrenit Totaj: Nuk e di çka punohet?
- Skandal në Manastir/ Punonjësi i arsimit kapet me pornografi fëmijësh, alarmi erdhi nga Policia Federale Australiane
- Janevska: Komuniteti akademik është shtytësi kryesor i dijes, inovacioneve dhe përparimit shoqëror
- Hoxha: Zhvillim i barabartë përmes projekteve të gjelbra – Dollneni fiton infrastrukturë të re (VIDEO)
- Studentët ftojnë diplomatët e huaj në Maqedoni të Veriut për monitorim të protestës me 6 Prill në Shkup
- Arben Taravari: Në krah të studentëve shqiptarë
- Shkup / Autobus me frena të prishura kapet nga policia, transportonte 85 fëmijë
- ASh: Deklarata e sotme e drejtorit të Entit të Statistikave është skandaloze dhe e rrezikshme.
- Bozhinovska: Thirrje e re për kondicionerë inverter, aplikimi në mënyrë elektronike