Në përvjetorin e sulmit ndaj karvanit ushtarak në Karpalak, përfaqësues të Konceptit Maqedonas, pjesë e shumicës parlamentare-qeveritare, kanë nderuar të rënët e ARM-së me vendosje të luleve para përmendores përkujtimore, shkruan Flaka.
Delegacioni i Konceptit Maqedonas, i përbërë nga Dr. Petar Bogojevski, kryetar i partisë, spec. Ljupço Smilev, nënkryetar dhe Goran Veljanovski, koordinator i Konceptit të Mbrojtësve Maqedonas (MBK), kanë shprehur respekt për të rënët duke kujtuar sulmin, siç thon siç thonë ato, akt terrorist dhe duke kërkuar më shumë kujdes institucional për mbrojtësit.
“Na vjen keq që nuk bëmë më shumë për mbrojtësit! Por edhe tek ata ka faj, nuk e dhanë mbështetjen e duhur,” deklaroi Petar Bogojevski, duke i quajtur të rënët në Karpalak si “martirë të kombit” dhe duke dënuar, siç thonë ato, “sulmin frikacak të bandave terroriste”, duke aluduar tek ushtarët e UÇK-së.
Koncepti Maqedonas është pjesë e shumicës parlamentare dhe përmes këtyre mesazheve synon të rrisë ndërgjegjësimin për statusin e mbrojtësve maqedonas dhe përkujdesjen ndaj tyre.