Më 06.08.2025, rreth orës 01:10, në SPB Shkup është denoncuar nga Qendra e Urgjencës pranë Kompleksit të Klinikave “Nënë Tereza” se te ata ishte sjellë O.E. (25) nga Shkupi me lëndime nga armë zjarri.
Sipas denoncimit, rreth orës 00:30, para oborrit të shtëpisë së tij në zonën e Bit Pazarit, pas një mosmarrëveshjeje në trafik, kishte shpërthyer një grindje ndërmjet O.E. dhe fqinjit të tij Q.Ç., i cili fillimisht e kishte sulmuar fizikisht.
Pas kësaj, Q.Ç. së bashku me M.Ç., Sh.Ç., O.Ç. dhe B.M. kanë hyrë në oborrin e O.E., ku kanë sulmuar fizikisht babanë dhe vëllain e tij, D.E. dhe M.E.. Siç është raportuar, në një moment Q.Ç. ka nxjerrë një armë zjarri dhe ka qëlluar O.E.-në në gjoks dhe dorë.
Në vendin e ngjarjes ka ndërhyrë një ekip i SPB Shkup, i cili ka kryer këqyrjen dhe ka gjetur tre gëzhoja.
Pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, do të ngrihen kallëzime përkatëse ndaj të përfshirëve.TS