OVL e UÇK-së falënderon qytetarët për mbështetjen: Kur populli ngrihet, padrejtësia nuk kalon

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar pas protestës së mbajtur, duke falënderuar qytetarët për pjesëmarrjen dhe mbështetjen që i kanë dhënë zërit të tyre.

Përmes një postimi në Facebook, OVL e UÇK-së është shprehur e prekur nga mobilizimi qytetar, duke e cilësuar si një “zemër të jashtëzakonshme” që u ngrit kundër padrejtësisë.

“Jemi pa fjalë. Sot folët ju, qytetarë të zakonshëm me zemër të jashtëzakonshme. Faleminderit për madhështinë tuaj! Faleminderit edhe mediave që e bënë zërin tonë të padëgjuar të dëgjohet kudo. Në emër të Këshillit Organizues, përjetësisht: faleminderit!”, thuhet në reagim.

Organizata përmbylli mesazhin e saj me një thirrje simbolike për drejtësi: “Kur populli ngrihet, padrejtësia nuk kalon dot.”