Nuk ka zjarre aktive në ambient të hapur, janë shuar 11

Në vend nuk ka zjarre aktive në ambient të hapur. Të gjitha, gjithsej 11 që janë regjistruar gjatë natës, janë shuar, informoi Qendra për menaxhimin me kriza (QMK).

Deri në orën 07:00, bilansi i shuarjeve të zjarreve është: Komuna e Dollnenit – fsh. Strovjë, pas vendit të quajtur Gajdarecë-Klepallë (pyll me vegjetacion të ulët), Komuna e Likovës – fsh. Sllupçan (vegjetacion i ulët), Komuna e Çashkës – fsh. Bogomilë (pyll i përzier), Komuna e Brodit – fsh. Greshnicë (pyll i degraduar me vegjetacion të ulët), Komuna e Dolnenit – fsh. Llagjan (vegjetacion i ulët), Komuna e Tetovës – rr. 146 (bar i thatë dhe mbeturina), Komuna e Vrapçishtit – fsh. Dobri Doll (arë e djegur), Komuna e Kërçovës – fsh. Cer (mbeturina dhe vegjetacion i ulët i djegur), Komuna e Kërçovës – fsh. Çellopecë (vegjetacion i ulët), Komuna e Dellçevës – fsh. Vratillafcë (vegjetacion i ulët), Komuna e Vinicës – mbi “Mebel Vi” (vegjetacion i ulët).