Një tërmet 7.5 ballë godet Kilin

Një tërmet me magnitudë 7.5 ballë goditi pjesën jugore të Kilit, vendin e Amerikës së Jugut, transmeton Anadolu.

Qendra e Kërkimeve Gjeologjike të SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte kalimi Drake pranë brigjeve të Gadishullit Antarktik të Kilit.

Tërmeti u shënua në një thellësi prej afërsisht 10.8 kilometrash dhe u ndje në shumë qytete në Argjentinë dhe Kili.

Shërbimi Hidrografik dhe Oqeanografik i Marinës Kiliane (SHOA) njoftoi një alarm për cunami pas tërmetit.

SHOA urdhëroi evakuimin e zonave bregdetare, brigjeve shkëmbore, ligatinave, grykëderdhjeve të lumenjve, vijave bregdetare, shtigjeve për këmbësorë, marinave, rrugëve bregdetare, porteve të peshkimit, porteve dhe skelave.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo