Një punonjës aeroporti në Paris largohet nga puna pasi nga biseda në radiomarrëse tha “Palestina e Lirë”
Një punonjës aeroporti në kryeqytetin e Francës, Paris, u largua nga puna për shkak se thirri “Palestina e Lirë” gjatë një bisede radiofonike me ekuipazhin e një linje ajrore izraelite, transmeton Anadolu.
Ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot në një deklaratë në platformën e mediave sociale X të kompanisë me qendër në SHBA tha se ka përfunduar hetimi i nisur pas një ankese nga ekuipazhi i linjës ajrore izraelite El Al.
Tabarot tha se pas një hetimi gjyqësor për incidentin që ndodhi mëngjesin e 11 gushtit, është larguar nga puna punonjës i aeroportit “Charles de Gaulle” të Parisit, i cili u zbulua se ka thirrur “Palestina e Lirë” gjatë një bisede radiofonike me ekuipazhin e një aeroplani EL Al.
Ministri francez tha se punonjësi shkeli “rregullat e komunikimit radiofonik, të cilat duhet të jenë të kufizuara me sigurinë dhe rregullin e trafikut ajror”. Tabarot shtoi se është nisur hetim disiplinor për incidentin dhe se punonjësi është larguar nga puna deri në njoftim të mëtejshëm.