Një i burgosur nga Idrizova vdiq në Klinikën “Nënë Tereza”

Sot (02.08.2025) në orën 01:20 të mëngjesit, Kompleksi i Klinikave “Nëna Terezë” raportoi se i burgosuri S.D. ishte sjellë tek ata për ndihmë nga Institucioni Korrektues i Idrizovës, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore vdiq në orën 03:07.

Për rastin është njoftuar prokurori publik, me urdhër të të cilit trupi i të ndjerit është dorëzuar për autopsi.