Nikollovski dhe Rokas biseduan për mundësitë për projekte të reja kapitale në shtet, mbështetur nga BE-ja
Zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikollovski sot në takim me shefin e Delegacionit të BE-së në vend, Mihalis Rokas, informoi për progresin e projekteve aktuale nën kompetenca të Ministrisë së Transportit, me theks në projektet në infrastrukturën rrugore dhe hekurudhore si pjesë e korridoreve 8 dhe 10.
Александар Николоски Михалис Рокас
“Bashkëbiseduesit këmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet aktuale politike dhe ekonomike në vend dhe rajon, si dhe për mundësitë për fillim të projekteve kapitale në shtet, mbështetur nga Unioni, i cili është partner strategjik dhe i fuqishëm si në procesin e inkuadrimit të vendit në familjen evropiane, ashtu edhe në sigurimin e mbështetjes financiare të një sërë projektesh të rëndësishme”, informuan nga shërbimi për shtyp i Minsitrisë së Transportit.