Nga 8 deri më 13 gusht: Ministria e Shëndetësisë apelon për kujdes ndaj të nxehtit

Një njoftim, i publikuar nga Ministri i Shëndetësisë Azir Aliu, vjen si paralajmërim për qytetarët në lidhje me valën e të nxehtit që pritet të godasë vendin gjatë ditëve në vijim. Sipas parashikimit më të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në periudhën nga 8 deri më 13 gusht 2025 pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ditore, të cilat në disa rajone mund të arrijnë deri në 39°C.

Sipas parashikimit më të fundit nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike (DPHM), në periudhën nga 8 deri më 13 gusht 2025 pritet rritje e ndjeshme e temperaturave ditore, të cilat në disa rajone mund të arrijnë deri në 39°C.
Ministria e Shëndetësisë rikujton respektimin e rekomandimeve të përgjithshme për mbrojtjen e popullatës nga temperaturat e larta:
• Qëndroni në ambiente të mbyllura dhe të freskuara, sidomos gjatë periudhës prej orës 11:00 deri në 17:00.
• Konsumoni mjaftueshëm lëngje, duke shmangur pijet alkoolike dhe ato të ëmbla.
• Vishni rroba të lehta dhe me ngjyrë të çelët, dhe përdorni mbrojtje për kokën dhe sytë.
• Shmangni aktivitetet fizike gjatë orëve më të nxehta të ditës.
• Kujdesuni për fëmijët, të moshuarit, personat me sëmundje kronike dhe gratë shtatzëna – këto grupe janë veçanërisht të ndjeshme ndaj temperaturave të larta.
• Në rast të simptomave si marramendje, dhimbje koke, të përziera apo rrahje të shpejta të zemrës – kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore.
• Shtyni aktivitetet në ambient të hapur për kohë më të freskët të ditës.
• Siguroni kushte mikroklimatike (hapësira të freskuara me temperaturë deri në 25°C) në vendin e punës dhe në shtëpi.”, thuhet në njoftimin e ministrit.