Këtë të shtunë, Policia e Shtetit ka nisur një represion mbi News24, duke rrethuar godinën.
Pa paralajmërim dhe pa vendim gjykate, Policia kërkon lirimin e ambienteve ku aktualisht ndodhen redaksitë News24, BalkanWeb, Panorama dhe Gazeta Shqiptare.
Policia rrethon ambientet e medias News24, reagon rrjeti SafeJournalists: Veprime të tilla rrezikojnë lirinë dhe pavarësinë e medias
Policia e Shtetit, vijon të mbajë të rrethuar ambientet e News24. Prej 2 orësh, dhjetëra uniforma mbajnë të bllokuar hyrjet për në redaksi, siç duket edhe nga pamjet.
Për më tepër, policia ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, duke paralizuar aktivitetin normal të medias dhe duke penguar në mënyrë flagrante ushtrimin e lirë të punës së gazetarëve.
Ky veprim, rikthen edhe njëherë momentet kritike për lirinë e shtypit në vend.