MPB njofton se për shkak të festës së 2 gushtit nesër do të ketë regjim të komunikacionit në vend.
“Për shkak të mbajtjes së një eventi për të shënuar festën e 2 gushtit, nesër (e shtunë) duke filluar nga ora 09:00 deri në përfundim të eventit, Njësia e Sigurisë në Trafikun Rrugor në kuadër të SPB Shkup do të marrë masa për një regjim të veçantë trafiku në zonën qendrore të Shkupit, përkatësisht do të mbyllet për trafik pjesa përpara ndërtesës së Kuvendit të RMV-së, nga bulevardi “Koço Racin” deri në rrugën “11-ti Tetori” (te ndërtesa e Kryqit të Kuq) dhe kryqëzimi nga rruga “Filip II” deri në rrugën “Kej 13-ti Nëntori”.
U bëjmë thirrje të gjithë pjesëmarrësve në trafik që të respektojnë urdhrat e dhëna nga policët e uniformuar.