Negotinë, 34-vjeçari nga Shkupi arrestohet për dhunë ndaj ish-bashkëshortes

Më 29.08.2025, rreth orës 09:50, në Negotinë, policia nga NJPB Negotinë ka privuar nga liria I.P.S. (34) nga Shkupi, pas një denoncimi të bërë nga ish-bashkëshortja e tij 36-vjeçare.

Sipas denoncimit, ai kishte shkuar në shtëpinë e saj në Negotinë, ku fillimisht i kishte drejtuar kërcënime, ndërsa më pas e kishte sulmuar fizikisht.

I.P.S. u mbajt në stacionin policor, ndërsa për rastin u njoftua prokurori publik dhe Qendra për Punë Sociale Negotinë. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngritet kallëzimi përkatës.TS

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo