Sipas matjeve dhe vëzhgimeve të stacioneve meteorologjike në vend, muaji korrik i vitit 2025 karakterizohet si ekstrem i nxehtë dhe shumë i thatë në krahasim me vlerat mesatare shumëvjeçare (1991/20), njoftoi DPHM.
Temperatura mesatare mujore lëvizte prej 18,5°С në Llazaropolë deri 28,5°С në Gjevgjeli. Në krahasim me temperaturat mesatare të korrikut, për periudhë tridhjetëvjeçare (1991-2020), temperatura e këtij viti ishte mbi mesataren për 2,3 gradë në nivel të shtetit. Temperatura mesatare mujore në Shkup Zajçev Rid ishte 27,6 dhe ishte 2,9 gradë më e lartë se mesatarja.
Temperatura më e lartë maksimale në shtet, ishte matur më 26 korrik në Shkup Gazi Babë dhe ishte 43,7 gradë. Gjatë kësaj, në luginën e Shkupit ishte tejkaluar temperatura maksimale absolute e ajrit prej 43,4 në 43,7 gradë. Në Shkup ishte tejkaluar edhe temperatura absolute maksimale. Ishin tejkaluar temperaturat maksimale edhe në Ohër dhe Mavrovë. Në Ohër prej 37,5 në 38,1, ndërsa në Mavrovë prej 34,2 në 34,3 gradë. Kishte paraqitje të valës së nxehtësisë që nga fillimi i muajit deri më datën 8 dhe nga 20 deri më 27 korrik, në nivel të shtetit.
Temperatura më e ulët minimale gjatë muajit ishte matur në Llazaropolë, më 10 korrik dhe ishte 4,4 gradë.
Sasia mujore e reshjeve në shtet në korrik lëvizi prej 0,0 mm në Manastir deri më 10,7 mm në Berovë. Reshjet ishin të shiut dhe të breshrit. Sasi maksimale ditore e reshjeve prej 8,7 mm ishte regjistruar në Berovë më 18 korrik.
Në krahasim me sasinë mujore mesatare për periudhën shumëvjeçare (1991-2020), sasia e matur mujore e reshjeve ishte 87% nën mesataren e nivelit të shtetit, theksojnë nga DPHM.