Nazim Taipi dhe Nuhi Neziri hedhin themelet e bashkëpunimit për zgjedhjet lokale në Tearcë

Kandidati për kryetar të Komunës së Tearcës nga Aleanca Kombëtare për Integrim, Nazim Taipi, ka njoftuar sot një bashkëpunim strategjik me kryetarin aktual të Komunës, Nuhi Neziri, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale.

Përmes një postimi në rrjete sociale, Taipi thekson se ky bashkëpunim synon të jetë i sinqertë, strategjik dhe afatgjatë, me një qëllim të vetëm: t’i japë Tearcës një drejtim të ri, më të bashkuar dhe më të afërt me qytetarin.

“Bashkë me kryetarin Nuhi Neziri, po hedhim themelet e një bashkëpunimi të sinqertë, strategjik dhe afatgjatë të Aleancës Kombëtare për Integrim, në funksion të zgjedhjeve të ardhshme lokale. Qëllimi ynë është i qartë: një Tearcë më e bashkuar, më e fortë dhe më pranë qytetarit,” ka shkruar Nazim Taipi.

Nga ana tjetër, anketat e IRI-ir Amerikan thuhet se Alenca Kombetare është 3 në 1 me VLEN që i bie se komuna e Tearcës mund ti takojë Nazmi Taipit.