“Muri i fort lëkundet, por kurrë nuk shembet”, Shpat Kasapi me mesazh pas incidentit

Shpat Kasapi është një nga emrat më të përfolur të showbizit këto ditë, pas incidentit të ndodhur gjatë fundjavës në një dasmë, ku ai pati konfrontim fizik me dasmorët, ku ai duhej të këndonte. Ngjarja ka gjeneruar reagime të shumta, nga studiot televizive deri tek komentet e pafundme në rrjetet sociale.

Në këtë zinxhir reagimesh nuk mungoi as një koment tërthorazi nga ish-partnerja e tij, Selvije Jao, e cila postoi një thënie në anglisht me këtë përkthim:

“Nuk ka nevojë për hakmarrje sepse Zoti është më i madh, karma ekziston dhe njerëzit e shëmtuar nga brenda përfundojnë duke shkatërruar vetë jetën e tyre”

Pas mesnate, edhe vetë Shpat Kasapi zgjodhi të japë një përgjigje simbolike, duke publikuar një tjetër thënie:

“Njeriun e fortë gjithmonë e ndjekin sfidat e vështira, po nuk dorëzohet. Dhe e di pse… sepse muri i fort lëkundet, por kurrë nuk shembet”