MPB: Rruga rajonale Tetovë–Jazhincë e bllokuar në të dy drejtimet për shkak të zjarrit

Ministria e Punëve të Brendshme ka njoftuar se rruga rajonale Tetovë–Jazhincë është momentalisht e bllokuar në të dy drejtimet për shkak të një zjarri të madh që ka përfshirë zonën mes fshatit Staro Sello dhe Jazhincë.

Sipas njoftimit zyrtar, në terren janë angazhuar mjete të rënda dhe eskavatorë që po punojnë për të krijuar rrugë mbrojtëse dhe për të penguar përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Autoritetet apelojnë deri te qytetarët që të shmangin këtë drejtim dhe të mos nisen drejt kësaj rruge deri në një njoftim të dytë, kur qarkullimi do të rikthehet në normalitet./TS