Mikrofoni e tradhëton Trumpin duke i folur Macronit: Putin po do të bëj marrëveshjen për mua, sado e krisur që duket, a po kupton

Një mikrofon ka regjistruar bisedën e Presidentit Trump duke i thënë presidentit francez se ai mendon se Putini “dëshiron të bëjë një marrëveshje për mua”.

Përpara takimit shumëpalësh, Presidenti Donald Trump u dëgjua në një mikrofon( që mendohej se ishte i fikur), duke thënë se Presidenti rus Vladimir Putin dëshiron të arrijë një zgjidhje për luftën për të.

“Mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje,” i pëshpëriti Trump Presidentit francez Emmanuel Macron në Dhomën Lindore. “Mendoj se ai dëshiron të bëjë një marrëveshje për mua, e kupton këtë? Sado e çmendur sa tingëllon.”

Trump dëgjohet gjithashtu duke folur për organizimin e një takimi trepalësh midis Putinit dhe Presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, të cilin Trump ka thënë publikisht se beson se do të ndodhë.

App Icon
TetovaSot App
Shkarkoje tani nga playstore!
Instalo