Mickovski tha BDI në opozitë, Arbër Ademi i përgjigjet: Kryeministër, në Tetor do ta keni përgjigjen e parë

“Kryeministri Mickoski e zgjodhi vetë partnerin qeverisës ende pa përfunduar zgjedhjet parlamentare dhe ende pa e thënë qytetarët fjalën e tyre, posaçërisht shqiptarët! Sot partnerin vLEN e qorton herë pas here publikisht, vetëm për t’i disiplinuar sa herë që harrojnë kush është ai që “kollet” në qeveri. Atij i ka dalë mirë për vete, ndërsa këta të shkretët vrapojnë pas bekatonkave e kanalizimeve, duke hedhur gurë e dru për të arsyetuar dhe relativizuar çdo politikë e vendim që i dëmton pikërisht ata të cilët pretendojnë se i përfaqësojnë.
Tendenca e kësaj qeverie është e qartë: asimilimi i përfaqësimit politik të shqiptarëve dhe revizionizmi i statusit politik e juridik të shqiptarëve që buron nga Marrëveshjes së Ohrit.
Por pa merak, z. Kryeministër, në Tetor do ta keni përgjigjen e parë. Pastaj shohim e bëjmë…” ka shkruar Arbër Ademi