Mickoski: Po rritet numri i turistëve që e vizitojnë Maqedoninë

Në 6 muajt e parë kemi pasur rreth 13.5 përqind rritje krahasuar me 6 muajt e mëparshëm të vitit të kaluar, dhe në pjesën e turistëve të huaj pothuajse 20 përqind rritje, thotë Kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve.

Kryeministri Mickoski theksoi se me qasje të organizuar dhe përkushtim po arrihen rezultate në sektorin e turizmit.

“E di çfarë kemi punuar në këto 6 muaj, dhe pas këtij sezoni turistik që do të përfundojë, jashtë sezonit turistik, në qendrat tona kryesore turistike sërish do të kemi mysafirë – në një numër prej disa dhjetëra mijëra, të cilët do të gjenerojnë disa qindra mijëra net-qëndrime. Po flas për një numër prej 40, 50, 60 mijë mysafirësh jashtë sezonës, dhe për 150, 200, deri në 300 mijë net-qëndrime – diçka që nuk e kemi pasur në të kaluarën,” – tha ai dhe shtoi:

“Kështu qasja e organizuar po jep rezultate. Tani duhet të përballemi edhe me atë që po ndodh rreth Ohrit, liqenit të Ohrit dhe UNESCO-s. Kemi marrë një periudhë kohore në të cilën duhet t’i eliminojmë mangësitë që varen nga ne. Ne tashmë kemi formuar një ekip, i cili do të fillojë të merret seriozisht me këtë problematikë. Prandaj, ne si Qeveri mund të bëjmë, ta bëjmë këtë, është vendimtar Mickoski.