Mexhiti: Arrestohet një nga tifozët përgjegjës për brohoritjet antishqiptare në Kumanovë

Ja çfarë shkruan në profilin e tij ne facebook, zëvendëskryeministri i Parë Izet Mexhiti lidhur me arrestimin e tifozit përgjegjës per brohoritjet:
“Pas thirrjeve fashiste dhe anti-shqiptare që u dëgjuan ditë më parë në Kumanovë, gjatë ndeshjes së basketbollit mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, sot vjen një zhvillim pozitiv: është arrestuar një nga tifozët përgjegjës për këto thirrje të papranueshme.

Përgëzoj institucionet për reagimin e shpejtë dhe punën efektive në këtë rast. Mesazhi është i qartë: gjuha e urrejtjes nuk do të tolerohet.

Me këtë lajm të mirë, sot i urojmë suksese Shkëndijës në ndeshjen kundër Qarabagut!

E gjithë vëmendja jonë është te krenaria e futbollit, Shkëndija. Uroj me zemër që të dilni me kokën lart nga kjo përballje dhe të vazhdoni të na përfaqësoni denjësisht në arenën ndërkombëtare.

Ftoj tifozët që bashkërisht ta mbështesim Shkëndijën me zemër, gjithmonë me kulturë sportive dhe dinjitet kombëtar. Sonte, ta tregojmë atdhedashurinë me sjellje shembullore, jo me gjuhë urrejtjeje ndaj askujt”.