Me ndërmjetësimin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Rusia dhe Ukraina shkëmbejnë 146 të burgosur

Rusia dhe Ukraina kanë realizuar sot një shkëmbim të ri të të burgosurve të luftës, duke liruar nga 146 persona nga secila palë, në një proces që u ndërmjetësua nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Lajmi është konfirmuar nga Ministria ruse e Mbrojtjes.

Sipas deklaratës zyrtare, të gjithë ushtarët rusë të liruar janë transportuar në Bjellorusi, ku po marrin ndihmë mjekësore dhe psikologjike.

Po ashtu, Ukraina i ka dorëzuar Rusisë edhe tetë shtetas rusë, banorë të rajonit të Kurskut, bëri të ditur Ministria e Mbrojtjes në Moskë.