Mbrëmë në fshatin Pallatic të Lagjes së Epërme, një takim i thjeshtë në një kafene u shndërrua në një tubim të ngrohtë mbështetjeje për kandidatin për kryetar të Komunës së Zhelinës, Emir Sulejmani informon Tetovasot .
“Ndryshimi lind prej sofrës, prej kafeve, prej bashkimit. Është koha të bashkohemi për një të ardhme më të mirë,” – ka theksuar Sulejmani, duke nënvizuar vendosmërinë për të sjellë zhvillim dhe investime në komunë.
Ndryshe Zhëlina prej dy mandateve të fundit është lënë pas dore në aspektin e investimeve infrastrukturore, ndërsa sot përballet edhe me borxhe të mëdha financiare, të cilat janë trashëguar nga udhëheqja aktuale nën drejtimin e Blerim Sejdiut.TS