Faturat e larta nga “Saubermacher” dhe shitja e parkingjeve kanë shkaktuar revoltë të madhe te komuniteti maqedonas në Tetovë.
Në rrjetet sociale kanë nisur të hapen faqe kundër Bilall Kasamit, me moton: “JO BILALL KASAMI”.
Nga ana tjetër, vlen të theksohet se ministri i Transportit nga radhët e VMRO-së, Aleksandar Nikollovski, nuk ka nënshkruar asnjë dokument të Bilall Kasamit, madje tri herë ia ka refuzuar planin detal të Kodrës së Diellit.
Ndryshe, sipas anketave të fundit, përfshirë edhe atë të IRI-së amerikane, Bilall Kasami po shënon një rënie drastike dhe, sipas projeksioneve, humb zgjedhjet në tetor të këtij viti.