Macron: Plani i Izraelit për Gazën është një katastrofë që pritet të ndodhë

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka kritikuar të hënën ashpër planet e Izraelit për të përshpejtuar operacionin e tij ushtarak në Gaza, duke e quajtur “një katastrofë që pritet të ndodhë” dhe ka propozuar një koalicion ndërkombëtar nën mandatin e Kombeve të Bashkuara për të stabilizuar Gazën.

Javën e kaluar, kabineti i sigurisë i Izraelit ka miratuar një plan për të marrë kontrollin e qytetit të Gazës, një veprim që zgjeron operacionet e tij ushtarake në territorin e shkatërruar palestinez dhe shkaktoi kritika të forta brenda dhe jashtë vendit.

“Njoftimi i kabinetit izraelit për zgjerimin e operacioneve të tij në qytetin e Gazës dhe kampet Maëasi, dhe për një ripushtim, paralajmëron një katastrofë me gravitet të paparë që pritet të ndodhë dhe një lëvizje drejt një lufte të pafundme”, ka thënë Macroni, në komentet e dërguara nga zyra e tij për gazetarët.

“Pengët izraelitë dhe populli i Gazës do të vazhdojnë të jenë viktimat kryesore të kësaj strategjie”, ka shtuar Macroni.