Kurti për brohoritjet antishqiptare në Kumanovë: Thirrje për hetim të plotë, rastet e tilla janë shoviniste dhe të papranueshme
Ndërkohë kryeministri në detyrë i Kosovës Albin Kurti ka apeluar hetim të plotë për thirrjet antishqiptare në ndeshjen e basketbollit të zhvilluar më 2 gusht në Kumanovës. Sipas Kurtit rastet e tilla janë shoviniste dhe të papranueshme
“Ne bëjmë thirrje që policia atje, në përputhje me ligjin dhe praktikat evropiane, t’i zhvillojë hetimet për këto raste që janë qartazi shoviniste dhe të papranueshme dhe të jenë të dënueshme dhe të mos përsëriten më”, deklaroi Albin Kurti, Kryeministër i Kosovës.