Konfirmohet lëndimi i Messit, nuk saktësohet sa do të mungojë

Lionel Messi ka pësuar “lëndim të vogël muskulor” në këmbën e djathtë në fitoren e Inter Miamit ndaj Necaxas, të shtunën.

Skuadra e argjentinasit, Inter Miami, ka konfirmuar lëndimit, por pa saktësuar se sa gjatë do të jetë Messi jashtë fushës së blertë.

Sipas komunikatës së klubit amerikan, mungesa do të varet nga progresi i Messit dhe suksesi nga trajtimi.

Messi u zëvendësua që në minutën e 11-të të ndeshjes së fundjavës. Ai po kalonte formë të mirë, ndërsa kishte shënuar nga dy gola për Inter Miamin në gjashtë nga shtatë ndeshjet e fundit.