Në një finale dramatike, Klubi i Shahut Alkaloid mbrëmë shpëtoi nga humbja në ndeshjen me Multi Essence në xhiron e fundit, të shtatë, të Kampionatit Ekipor të Maqedonisë. Barazimi 3:3 i mjaftoi Alkaloidit për të fituar titullin e tij të 27-të, që nga viti 1992 e deri më sot, prej të cilave 13 janë njëra pas tjetrës.
Me gjashtë fitore dhe një ndeshje të barazuar, Alkaloid përfundoi i pari në tabelë me 13 pikë, ndërsa klubi Multi Essence është i dyti me 12 pikë, përkatësisht 5 fitore dhe dy barazime. Dominimi i plotë i klubit të Alkaloidit në kampionatet e këtij viti është kompletuar, duke pasur parasysh se më herët edhe ekipi femëror i Alkaloid fitoi titullin te gratë.